Vendosni fjalën kyçe....

Balla për formulën e PS-së për Kodin Zgjedhor: Nuk e shpikëm ne


Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka folur për gazetarët lidhur me formulën e propozuar nga partia e tij për Kodin Zgjedhor.

Ai tha se këtë formulë nuk e kanë shpikur, por e kanë gjetur të aplikuar në disa prej vendeve më të zhvilluara të Europës.

“Këtë model e kanë edhe ligjvënësit e Austrisë, Çekisë, Kroacisë. E kanë analizuar prej shumë vitesh dhe kanë konkluduar një një formë. Këtë formulë nuk e kemi shpikur ne, e kanë pjesa më e madhe e vendeve, e kam për zemër modelin e Kosovës por kemi menduar që duhet të zgjedhim vendet e listuara më lart, pra përfshi Danimarkën dhe Belgjikën, si modele më të mira.
Numri i votave për secilin kandidat rimodelon listën e deputetëve të një partie”– tha kryetari i grupit parlamentar të PS-së.

Gazetarët mes të tjerash e pyetën nëse Partia Demokratike do të bojkotonte mbledhjen e radhës në Këshillin Politik, por ai u shpreh se nuk beson që kjo do të ndodhë.

“Nuk e besoj që PD do të vetëpërjashtohet nga ky proces. Kam besim që do të kontribuojnë. Nëse nuk e bëjnë ndryshimet kushtetuese janë bërë, listat u hapën dhe zgjedhjet e 25 prillit do të bëhen me lista të hapura”,- u përgjigj Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *