Kompania gjermane, Daimler, ka zbuluar dy kamionë të rinj elektrik ‘Mercedes-Benz’ këtë javë.
Kompania po përpiqet të konkurrojë tregun e drejtuar gjithnjë e më shumë drejt mjeteve elektrike. Përveç makinave të vogla, Daimler kërkon të ndërtojë edhe kamionë elektrikë.
Teksa kamionët e paralajmëruar nga Tesla po vonohen kurse kompania tjetër Nikola është në mes të një procesi gjyqësor, Daimler kërkon të përfitojë nga kjo gjë.
Prodhuesi gjerman i automobilave thotë se kamioni i tij ‘GenH2’ do të mund të përshkojë një largësi prej 1,000 kilometrash dhe do të fillojë dorëzimin e tyre për klientët në vitin 2023 në Evropë.