Vendosni fjalën kyçe....

Lubonja: Krimi i organizuar ka kapur pushtetin, listat e hapura truk për heqjen e koalicioneve


Analisti Fatos Lubonja se vendi është përfshirë nga depresioni social e ekonomik teksa mijëra familje shqiptare kanë ikur e vijojnë të ikin nga vendi.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ai tha se opozita duhet të ngjallë besimin te njerëzit ndërsa shtoi se ka lidhje mes depresionit që po kalon vendi e kriminalitetit.

“Kam dëgjuar tani që ikin me gjithë familje. Unë mendoj se nuk ka shenjë që depresioni social e ekonomik të ndalojë. Opozita duhet që të ngjallë besimin te njerëzit. Ka një lidhje mes depresionit dhe kriminalitetit. Kriminaliteti që ka lindur në Shqipëri ka burim të vet varfërinë dhe depresionin ekonomik. Mungesa e punës dhe edukimit çon njerëzit në krim, janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ajo që rrit depresionin këtu tek ne është bashkëpunimi mes pushtetit dhe krimit të organizuar. Krimi i organizuar ka kapur pushtetin. Shumë persona nuk durojnë këtë pushtet dhe lidhjen me krimin, e ndaj ikin. Në raport me popullsinë, kronika e zezë në vend është skandal.” – tha Lubonja.

Lidhur me listat në zgjedhjet e 25 prillit, Lubonja tha se listat e hapura janë një mashtrim i madh duke shtuar se është truk për të zhdukur koalicionet.

“Kjo manovra e fundit e Edi Ramës, për të mbyllur listat e hapura, për mendimin tim, tregon se me këtë ndryshim të Kodit Zgjedhor kishte si synim kryesor heqjen e mundësisë për koalicionet parazgjedhore, pasi mund të humbte më shumë vota sesa në këtë mënyrë. Argumenti i listave të hapura u përdor për të hequr koalicionet. Nuk besoj se do ketë listë të popullit, por të kryetarit. Kryetari nuk do të heqë dorë nga pushteti i tij dhe ka krijuar truk. Militantët e partive janë të sugjeruar që të votojnë atë që kanë votuar lideri. Ndërsa, kryetari i partisë ka vendosur një person në listë, besoj se edhe militantët njësoj do të votojnë. Në të gjithë këtë manovër ka humbur opozita. Listat e hapura janë mashtrim i hapur.” – vijoi Lubonja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *