Kombet e Bashkuara nuk do të mbështesin lëvizjen e njëanshme të Uashingtonit për të rivendosur sanksionet e KB ndaj Iranit, thotë shefi i organizatës
Kombet e Bashkuara nuk do e mbështesin nismën e SHBA-së për të rivendosur sanksionet kundër Iranit pa miratimin e Këshillit të saj të Sigurimit, ku një shumicë dërrmuese e vendeve anëtare kundërshtojnë përpjekjet e Uashingtonit, megjithë kërcënimet e këtij të fundit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shkroi në një letër të cituar nga Associated Press se ‘do të duket të ketë pasiguri’ në lidhje me njoftimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo të shtunën për rivendosjen e ‘praktikisht të gjitha’ sanksioneve të OKB-së kundër Iranit.
Guterres vuri në dukje në letër se ‘Këshilli i Sigurimit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim pas marrjes së letrës së Sekretarit amerikan të Shtetit’.