Vendosni fjalën kyçe....

PD denoncon: Një në katër vdekje në Shqipëri nga ajri i ndotur, Tirana e betonizuar rrit rrezikun përditë


Zëdhënsja e PD-së Ina Zhupa, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka cituar raportimin e BBC-së që i referohet Agjencisë së Mjedisit në BE për vdekjet që vijnë sipasojë e ajrit të keq.

Sipas raportit të cituar nga Zhupa një në katër vdekje në vend vjen sipasojë e ndotjes së ajrit.

Zhupa ngre shqetësimin për betonizimin e Tiranës, që sipas saj rrit rrezikun për vdekjet nga ndotja e ajrit.

Postimi i plotë:

Një në katër vdekje në Shqipëri vjen si pasojë e ndotjes së ajrit. Kështu raporton BBC, duke iu referuar një raporti të Agjencisë së Mjedisit të BE. Sipas raportit Shqipëria është një nga vendet ku numri i vdekjeve nga ndotja është rekord, gati 23 përqind e totalit te vdekjeve.

Tirana është qyteti me ndotjen më të madhe, qyteti që po rrit përditë rrezikun e vdekjes së qytetareve të tij me ndotjen që vetëm shtohet si pasojë e betonizimit masiv dhe të pakufijshëm të saj.

Përkundrejt propagandës së Veliajt me pemë edhe me biçikleta, kemi një Tiranë që është betonizuar masivisht. Kullat janë bërë e zakonshme e zonës kryesore të qytetit të Tiranës.

Ajri që ne thithim në Tiranë është i rrezikshëm për shëndetin tonë, është burim kanceri dhe burim vdekjeve.

Për shëndetin e fëmijëve tanë, për shëndetin e prindërve tanë, për shëndetin tonë, duhet ndalur kthimi i Tiranës në qytetin e vdekjeve nga ndotja e ajrit, në qytetin e pajetueshëm nga betonizimi!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *