Ka përfunduar mbledhja me drejtuesit politikë të Partisë Socialisteve të qarqeve në selinë rozë me Kryeministrin Edi Rama.
Drejtuesit e qarqeve kanë dorëzuar një raport javor për organizimin e fushatës zgjedhore të vitit 2021 dhe problematikat shoqëruese në qarkun që drejtojnë.
Nga ana tjetër Rama u ka kërkuar drejtuesve të evidentojnë punën e çdo drejtori të institucionet dhe shërbimet që jep për qytetarët, si edhe një rishikim të drejtuesve që kanë dështuar në punën e tyre.
Gjithashtu nga kjo mbledhje është lajmëruar se për qarkun e Durrësit do drejtojë fushatën Ardian Çela.