Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen dokumentet: Si u përdorën bankat më të mëdha në botë për të pastruar paratë e pista


Disa nga bankat më të mëdha në botë kanë lejuar kriminelët të pastrojnë para të pista, të kështu sugjerojnë disa dokumente të FinCEN të publikuara nga BuzzFeed dhe Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ).

FinCEN është Rrjeti i Zbatimit të Krimeve Financiare në SHBA.

Bëhet fjalë për më shumë se 2,500 dokumente, pjesa më e madhe e të cilave iu dërguan autoriteteve amerikane mes viteve 2000 dhe 2017.

Këto raporte, dhe më shumë se 17,600 të dhëna të tjera të marra nga ICIJ, thuhet se tregojnë se si zyrtarë të lartë bankarë lejuan mashtruesit të lëviznin paratë midis llogarive duke ditur që fondet po gjeneroheshin ose po përdoren kriminalisht.

Këto dokumente janë disa nga sekretet më të ruajtura të sistemit bankar ndërkombëtar. Bankat i përdorin ato për të raportuar sjellje të dyshimta, por nuk janë provë e krimit, shkruan BBC.

Çfarë është zbuluar?

  • HSBC lejoi mashtruesit të lëviznin miliona dollarë para të vjedhura nëpër botë, edhe pasi mësoi nga hetuesit amerikanë se skema ishte një mashtrim.
  • -JP Morgan lejoi një kompani të lëvizte më shumë se 1 miliard dollarë përmes një llogarie në Londër, pa e ditur se kush e zotëronte atë. Banka më vonë zbuloi se kompania mund të ishte në pronësi të një mafiozi në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së.
  • -Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin, përdori Bankën Barclays në Londër për të shmangur sanksionet që kishin për qëllim ta ndalonin atë të përdorte shërbime financiare në Perëndim. Një pjesë e parave u përdor për të blerë vepra arti.
  • -Mbretëria e Bashkuar quhet një “juridiksion me rrezik më të lartë” si Qipro, sipas sektorit të inteligjencës të FinCEN (Rrjeti i Zbatimit të Krimeve Financiare të SHBA). Kjo për shkak të numrit të kompanive të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar që paraqiten në Raportet e veprimtarisë së dyshimtë. Mbi 3,000 kompani në Mbretërinë e Bashkuar janë emëruar në skedarët FinCEN – më shumë se çdo vend tjetër.
  • Banka qendrore e Emirateve të Bashkuara Arabe dështoi të veprojë sipas paralajmërimeve për një firmë lokale e cila po ndihmonte Iranin të shmangte sanksionet.
  • -Deutsche Bank lëvizi paratë e pista të pastruesve të parave për krimin e organizuar, terroristët dhe trafikantët e drogës.
  • -Standard Chartered lëvizi para për Bankën Arabe për më shumë se një dekadë pasi llogaritë e klientëve në bankën jordaneze ishin përdorur në financimin e terrorizmit.

Dokumentet e FinCEN janë të ndryshme nga zbulimet e mëparshme lidhur me veprimtarinë e bankave, sepse ato nuk janë thjesht dokumente nga një ose dy kompani – por nga një numër i madh bankash.

Ato nxjerrin në pah një sërë aktivitetesh potencialisht të dyshimta që përfshijnë kompani dhe individë dhe gjithashtu ngrenë pyetje pse bankat që e kishin vërejtur këtë aktivitet nuk vepronin gjithmonë sipas shqetësimeve të tyre.

FinCEN tha se ky publikim mund të ndikojë në sigurinë kombëtare të SHBA-ve, mund të kompromentojë hetimet dhe të kërcënojë sigurinë e institucioneve dhe individëve që paraqesin raportet.

Por javën e kaluar njoftoi se do të rishikonte programet e saj kundër pastrimit të parave.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e BBC-së/ Përshtati në shqip me shkurtime Dajana Dobrozi – Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *