Vendosni fjalën kyçe....

Rihapet pas 6 muajsh Taxh Mahali në Indi


Rihapet pas gjashtë muajve, Taxh Mahali, atraksioni më i famshëm turistik në Indi.

BBC shkruan se sipas rregullave të reja, Taxh Mahali tani do të lejojë vetëm 5,000 vizitorë çdo ditë dhe do të zbatojë masat e sigurisë për Covid-19.

Në kohët normale para pandemisë, Taxh Mahali vizitohej nga rreth 70,000 njerëz çdo ditë.


Mauzoleumi prej mermeri i shekullit të 17-të u ndërtua nga perandori Mughal Shah Jahan në kujtim të mbretëreshës së tij, Mumtaz Mahal.

Për herë të fundit, u mbyll për pak kohë në vitin 1978 kur u përmbyt qyteti i Agra-s, ku ndodhet. Dhe para kësaj, monumenti ishte mbyllur për disa ditë në vitin 1971, gjatë një lufte midis Indisë dhe Pakistanit. Por mbyllja më e gjatë ishte ajo e këtij viti, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Selfie lejohen, por jo fotografitë në grup

I gjithë kampusi u pastrua para se dyert të hapeshin në orën 8 të mëngjesit të kësaj të hëne dhe të gjithë zyrtarët u panë të veshur me maska. Kështu tregoi gazetari Kumar Singh për BBC-në, i cili ishte në monument kur u hap.

Autoritetet thanë se do të ketë kontrolle të temperaturës në hyrje dhe vizitorëve do t’u kërkohet të përdorin mënyra dixhitale të pagesës për të blerë bileta.

Atyre gjithashtu u kërkohet të respektojnë distancën sociale.

Ndërsa vizitorët lejohen të bëjnë selfie ose fotografi të vetëm, fotografitë në grup nuk lejohen.

India ka raportuar më shumë se pesë milion raste deri më tani, dhe shteti i Uttar Pradesh, ku ndodhet dhe monumenti, ka ngarkesën e pestë më të lartë të vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *