Pas mbylljes së pistës Suarez, Juventusi po mendon për një tjetër sulmues.
Në korridoret e bardhezinjve po përflitet emri i Alvaro Moratës, që ka luajtur më herët për torinezët.
Sulmuesi i Atletikos së Madridit mund të humbë vendin pas blerjes së Luis Suarezit nga ana e kryeqytetasve dhe Juventusi po kërkon ta shfrytëzojë në favorin e tij këtë fakt.
Uruguaiani ka arritur marrëveshjen me Atletikon e Madridit duke u larguar kësisoj nga Barcelona.
Hollësitë e kontratës nuk janë bërë ende të ditura megjithatë sipas mediave sportive spanjolle, ditët në vijim prite që 33-vjeçari të hedhë firmën e të vihet nën urdhrat e trajnerit, Diego Simeone.