Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e Ginsburg, Donald Trump: Do nominoj një grua për vendin e lirë në Gjykatën e Lartë


Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ai do të emërojë një grua për të zëvendësuar gjyqtaren e ndjerë të Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg.

Gjyqtarja 87-vjeçare u nda nga jeta të premten, vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale.
Rivali demokrat i Trump-it, Joe Biden, këmbëngul se vendimi për zëvendësimin e saj duhet të presë deri pas votimit.

Bilanci ideologjik i gjykatës me nëntë anëtarë është thelbësor për vendimet e saj mbi çështjet më të rëndësishme për ligjin e SHBA-ve.

Por presidenti Trump është zotuar të emërojë pasardhësin e Ginsburg “pa vonesë”, një lëvizje që i ka zemëruar mjaft demokratët, të cilët kanë frikë se do të krijohet një shumicë konservatore në gjykatën më të lartë të vendit.

“Unë do të paraqes një të nominuar javën tjetër. Do të jetë një grua”– tha Trump në një tubim në Karolinën e Veriut të shtunën, citon BBC. “Unë mendoj se duhet të jetë një grua sepse mua në të vërtetë më pëlqejnë gratë shumë më shumë se burrat”.

Më parë, presidenti Trump, kishte vlerësuar dy gjyqtare femra që shërbejnë në gjykatat federale të apelit si zgjedhje të mundshme. Të dy gjyqtaret – Amy Coney Barrett dhe Barbara Lagoa – janë konservatore që do të vendosnin ekuilibrin e Gjykatës së Lartë në favor të republikanëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *