Kryebashkiaku Veliaj ka vendosur të ndryshojë 16 drejtorë të institucioneve në varësi të bashkisë së Tiranës.
Lajmi pohohet nga News24, që citon burime anonime të pakonfirmuara. Sipas burimeve, qëllimi i këtyre lëvizjeve është fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Më poshtë është një listë e drejtorëve që largohen dhe emrat që i zëvendësojnë. Për një pjesë drejtorësh bëhet fjalë për riqarkullim pasi janë emëruar në drejtori të ngjashme në varësi të bashkisë.
Largohet Redi Molla (Drejtor i Përgjithshëm i UKT) – në vend të tij emërohet Elton Kacidhja
Largohet Elton Kacidhja (Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit Publik) – në vend të tij emërohet Erindi Bejko
Largohet Erindi Bejko (Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë) – në vend të tij emërohet Aurel Çuko
Largohet Ditjon Baboçi (Drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës) – Në vend të tij emërohet Frida Pashako
Largohet Rigels Balla (Drejtor i Drejtorisë së Investimeve Publike) – Në vend të tij emërohet Ilda Qazimllari
Largohet Adi Boletini (Drejtor i Shërbimeve Funerale në Tufinë) – Në vend të tij emërohet Arjan Manahasa
Largohet Besim Petrela (Drejtor i Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore) – Në vend të tij emërohet Dhimitraq Furrxhi
Vitmar Basha emërohet Drejtor i Qendrës TEN
Brisi Trajko emërohet Drejtore e Studio Kadare
Largohet Spiro Koleka (Drejtor i Klubit Sportiv Tirana) – në vend të tij emërohet Debora Keçi.
Largohet Valter Gjoni (Drejtor i Protokollit dhe Ceremonialit Zyrtar) – në vend të tij emërohet Fiona Hasani
Esmeralda Byberi emërohet në Drejtorinë e Zonës së Lirë Ekonomike, Investimeve të Huaja dhe Diasporës
Largohet Rezart Cenaj (Drejtor i Qendrës Sociale Multidisiplinare) – në vend të tij emërohet Marilda Zizolli
Largohet Epidamn Zeqo (Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Jetësimit të Prioriteteve) – në vend të tij emërohet Emilda Prifti
Klodiana Bici emërohet në Drejtorinë e Objekteve në Bashkëpronësi
Faola Hodaj emërohet në Drejtorinë e Inovacionit