Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet lideri i kultit në Siberi që pretendonte se ishte rimishërimi i Jezu Krishtit


Tre udhëheqës të sektit fetar ‘Kisha e Dhjatës së Fundit’ janë arrestuar nga policia në Siberi nën dyshimin e përdorimit të dhunës psikologjike për nxjerrjen e të ardhurave, duke rezultuar në ‘dëm serioz’ për ndjekësit e tyre.

E themeluar në 1991, lëvizja ndalon ithtarët e saj nga pirja e duhanit, pirja e alkoolit ose shkëmbimi i parave dhe ata jetojnë si fermerë vegjetarianë. Themeluesi i sektit, Sergey Torop, beson se ai është rimishërimi i Jezu Krishtit dhe e quan veten si ‘Vissarion’.

Sipas Komitetit Hetues të Rusisë, Torop, së bashku me udhëheqësit e tjerë, Vadim Redkin dhe Vladimir Vedernikov, akuzohen për ‘krijimin e një shoqate fetare, aktivitetet e së cilës përfshijnë dhunë ndaj qytetarëve’.

Të tre burrat u arrestuan në rajonin siberian të Krasnoyarsk, rreth 4500 kilometra në lindje të Moskës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *