Një video e pazakontë ka dalë nga një azil pleqsh në Melburn në Australi, ku të moshuarit dhe infermieret e tyre kërcejnë këngë të Bollywood-it, janë pa maska dhe nuk ruajnë asnjë distancë nga njëri-tjetri.
Struktura e kujdesit për të moshuarit në Melburn ka marrë mjaft kritika pas qarkullimit të videos, për shkeljen e masave të vëna për Covid-19.
Në video shihen gra të veshura me funde të gjata shumëngjyrëshe të cilat kërcejnë ndërsa pacientët e moshuar i shikojnë.
Valltarët shihen duke u përzier me ta, duke u mbajtur duart dhe duke iu afruar atyre pa maska për fytyrën, doreza apo pajisje mbrojtëse.
Videoja u postua në TikTok me mbishkrimin: “Do të ishte mirë nëse nuk do të ishim në bllokimin e Fazës së Katërt. Nuk kishte aspak distancë shoqërore dhe vështirë se dikush mbante maska për fytyrën.”
Festa u mbajt për ditëlindjen e një anëtari të stafit dhe punëtorëve dyshohet se u tha që të mos postonin asgjë në mediat sociale. Drejtuesi i qendrës së kujdesit për të moshuarit, David Reese tha se të gjithë personat në video ishin anëtarë të stafit.