Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të mbledhë sot në takim aleatët e tij.
Në fokus të takimi do të jetë çështja e Kodit Zgjedhor, lidhur me propozimet e PS në Këshillin Politik.
Takimi i Bashës me aleatët pritet të nisë në orën 15:00. Kjo mbledhje vjen pas debateve mbi ndryshimet kushtetuese që maxhoranca do që t’i reflektojë në Kodin Zgjedhor.
Opozita e Bashkuar ndahet në disa pika thelbësore me mazhorancën, e cila ka hedhur në tryezë draftin ku propozon lista të hapura por me kushte, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore por lejimin e atyre me listë të përbashkët, si dhe prag zgjedhor 3%.
Opozita jashtëparlamentare kërkon që koalicionet parazgjedhore të mos hiqen dhe listat të hapen 100%.