Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Këshilli Politik s’mund të jetë fasadë, kur s’ka konsensus i drejtohemi OSBE/ODIHR-it


sh

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Bylykkashi e Vasili thanë për mediat se qëllimi i saj është ruajtja e formulës së koalicioneve siç është tani në Kodin Zgjedhor.

Për këtë arsye, ata thanë se i ishin drejtuar OSBE/ODIHR-it me një letër për të kërkuar opinionin e saj lidhur me çështjen në fjalë.  

“Opozita e bashkuar i është drejtuar OSBE/ODIHR me pyetje specifike lidhur me cështjen thelbësore që përballet ky këshill. Ne kërkojmë ruajtjne e koliaicionit sic janë sot në Kodin zgjedhor, PS kërkon të ndryshojë rregullat kur procesi ka nisur. Shkresa në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe me mbështetjen e tyre. Këshilli është ngritur dhe ka funksionuar me nxitjen e partnerëve ndërkombëtarë SHBA dhe BE, dhe në këtë proces opozita i ka qëndruar angazhimeve së marrëveshjes së 14 janarit.  Kërkuam konsensus dhe u gjet më 30 qershor, mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit. Sot PS sërish refuzoi t’i drejtohemi OSBE/ODIHR. Përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen. Jemi të gatshëm të vazhdojmë, presim reflektim nga PS sa më parë.” – tha Bylykbashi.

Ai shtoi më tej se qëllimi i këshillit ishte arritja e konsensusit mes partive për të garantuar procesin zgjedhor të 25 prillit 2021.

Bylykbashi tha gjithashtu se këshilli s’mund të jetë fasadë dhe është shumica apo që po shkel marrëveshjen.

“Qëllimi i këtij këshilli është arritja e konsensusit për të garantuar procesin zgjedhor. Nëse s’ka konsensus duhet t’i drejtohemi OSBE-ODIHR. Këshilli s’mund të jetë as fasadë, as vulë noteri i mazhorancës për interesat e saj politike. Ky këshill duhet të funksionojë me konsensus. Opozita ka për draft kodin zgjedhor ekzistues, në shkelje të draftit është maxhoranca, ndaj po i drejtohemi ODIHR.” – shtoi Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *