Vendosni fjalën kyçe....

Covid-19 shtyn takimin e BE-së ku do diskutoheshin sanksionet për Turqinë


Takimi i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian, i planifikuar për të enjten dhe të premten, është shtyrë si pasojë e koronavirusit.

Sipas mediave të huaja, nj zyrtar në Komisionin Evropian ka rezultuar pozitiv me Covid, ndërsa Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, është në karantinë.

Samiti pritej të diskutonte sanksionet evropiane kundër Turqisë dhe Bjellorusisë.

Greqia dëshiron të hartojë një listë sanksionesh kundër Turqisë, pas konflikteve për Mesdheun.

Takimi është shtyrë për në datat 1 dhe 2 tetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *