Përfaqësuesi i PS-së, në Këshillin Politik, Gjiknuri, i ka kërkuar opozitës jashtëparlamentare që të sjellë propozime konkrete lidhur me reformën zgjedhore.
Ai ka komentuar edhe letrën me pesë pyetje që opozita i dërgoi sot OSBE/ODIHR-it lidhur me reformën.
Ish-ministri tha se letra është e njëanshme dhe retorikë politike nga ana e opozitës.
“ODIHR-it i drejtohemi vetëm me produkt konkret. Pres propozimet tuaja konkrete për amendamentet. Tek ODIHR-i drejtohemi për mosmarrëveshjet për draftet, jo mosmarrëveshje teorike. Sipas 14 Janarit, ODIHR i kërkohet opinion për cështje të administrimit zgjedhor” – ka thënë Gjiknuri në mbledhjen e Këshillit Politik.