Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes së re për nxitje të investimeve Kosovë-SHBA me delegacionin e lartë të Qeverisës amerikane, i prirë nga ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi.
“Është një situatë e re dhe jashtëzakonisht e mirë për Kosovën”, thotë Haradinaj.
“Me këtë, Kosova e ka ndërruar statusin e vetë në fushën e investimeve. Pra është një ndryshim i jashtëzakonshëm”, tha Haradinaj.
“Kjo është një arritje e madhe e Kosovës”, tha Haradinaj në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
I pari i AAK-së ripërsëriti shqetësimin për Ujmanin.
“Kuptohet ne e kemi vetëm një shqetësim, në këtë rast, mbetet shqetësimi. Shqetësimi ynë mbetet cështja e fizibilitetit për Ujmanin edhe mundësia që në kuadër të këtij studimi të fisibilitetit që t’i jepet ndonjë e drejtë Serbisë që bie ndesh me Kushtetutën tonë dhe sovranitetin tone”, tha ai.
“Është një fitore e madhe për Kosovën. Populli i Kosovës është fitues. Por është i natyrshëm shqetësimi sepse Kosova nuk negocioi me Amerikën por me Serbinë?” tha Haradinaj.