Kryeministri britanik, Johnson, ka prezantuar sot para parlamentit masat e reja të qeverisë lidhur me pandeminë Covid-19.
Që nga dita e nesërme të gjithë ata që munden do punojnë nga shtëpitë ndërsa lokalet e natës nuk do lejohen të punojnë pas orës 10 të mbrëmjes.
Po kështu mbajtja e maskave është bërë e detyrueshme ndërsa ceremonitë martesore duhet të shkurtojnë numrin e pjesëmarrësve nga 30 persona në 15.
Është shtyrë për më vonë plani për rikthimin e tifozëve në stadiume, që ishte parashikuar të ndodhte në datën 1 tetor.