Vendosni fjalën kyçe....

“Mezi e kam marrë këtë shtëpi, askund tjetër nuk shkoj” – banorja në Kombinat


Partia Demokratike vijon të sjellë histori të ndryshme të qytetarëve të prekur nga tërmetet e vitit të shkuar.

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, vizitoi zonjën Kostandina Konini e cila jeton në Kombinat. Zonja tregon se apartamenti i saj është shpallur i pabanueshëm, megjithatë ende pallati nuk është shembur dhe nuk është njoftuar se kur do ndodhë kjo dhe se çfarë do bëhet me të.

Ajo shprehet se nuk dëshiron të shpërngulet diku tjetër me shtëpi, por kërkon të marrë një përgjigje të saktë nga shteti dhe të strehohet sipas projekteve të reja që do të planifikohen për zonën.

Biseda:

Kostandina Konini: Jam Kostandina Konini, banoj në rrugën Fabrika e Qelqit. Kjo qe shikoni juve është shtëpia që prishi tërmeti. Kjo është kuzhina, dhoma më është prishur nuk e di se si qysh tek.

Ina Zhupa: Si ju kanë thënë? Çfarë do bëhet me shtëpinë tuaj?

Kostandina Konini: Na kanë thënë që me DS4 kemi dokumenta, me DS4 na kanë thënë që do vijë Instituti Ndërtimit. Në fakt ata erdhën 30 metra lart, drejtori Hysen a ça e ka, që nga ajo floktorja që është aty e deri këtu nuk begenisi njeri tjetër.

Ina Zhupa: Ju jeni kategoria DS4?

Kostandina Konini: Po, po i kam dokumentat këtu në çantë.

Ina Zhupa: Dhe ju kanë thënë? Çfarë ju kanë thënë?

Qytetarja: Na kanë thënë që do prishet, asnjë gjë konkrete nuk kemi. Llafe poshtë e lartë, dëgjojmë shumë gjëra. Se na thonë jo do ju çojmë andej, jo do të ju çojmë këtej. Sot është data 1 ishalla marrim ndonjë përgjigje konkrete që të bëjmë dhe ato kartat, të vij këtu ku jam unë. Kjo është shtëpia ime, asgjëkundi tjetër nuk shkoj. Këtu ku jam! Kjo është imja dhe këtu do vi! Mezi e kam marrë këtë shtëpi edhe prandaj dua të vi këtu. Le të bëjnë çfarë të duan le ta bëjnë, le ta çelë ai, ç’të duan, në mes të Kombinatit apo në fund të Kombinatit. Unë dua këtu! Unë kam njëzet vjet që rri dhe këtu do të jetoj, asgjëkundi tjetër!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *