Arturo Vidal është më në fund lojtar i Interit. Kiliani ka mbërritur në Milano ku ka hedhur firmën për klubin zikaltër.
Ai rikthehet në Itali pasi ka luajtur për katër sezone me Juventusin në vitet 2011-2015. Interi i ka paguar Barcelonës 1 milion euro për 33-vjeçarin ndërsa hollësitë e kontratës nuk janë zbuluar ende.
Po nga Italia, Juventusi ka arritur marrëveshjen me Atletikon e Madridit për sulmuesin Alvaro Morata.
Spanjolli ka mbërritur në Torino ku do nënshkruajë pasi të ketë kryer vizita rutinë mjekësore. Morata do luajë në formë huazimi te bardhezinjtë por këta e kanë mundësinë ta blejnë përfundimisht në rast se lojtari bind me atë që do tregojë në fushë.