Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja në Kavajë pas sherrit mes fqinjve për mbeturinat, arrestohet i dyshuari


Policia ka arrestuar një 45-vjeçar nga Kavaja, i cili akuzohet për plagosjen me thikë të fqinjit të tij para pak ditësh.
Ngjarja ndodhi më 16 shtator. Shtetasi Rizan Aliu, akuzohet se qëlloi me thikë fqinjin e tij 60 vjeçarin, Besnik Çelmeta dhe më pas nipin e këtij të fundit.

Një video e publikuar nga News 24, tregon pamjet brenda lokalit ku ndodhi sherri. Në pamje duket kur Rizan Aliu fqinj me 60-vjeçarin hyn menjëherë pas tij në lokal. Pasi i thotë diçka, Aliu tenton që ta nxjerrë jashtë por Çelmeta refuzon. Në këtë çast ai e godet me grushte dhe shkelma barbarisht dhe më pas nxjerr një thikë me të cilën e qëllon disa herë.

Për të ndaluar autorin ndërhyn edhe nipi i Çelmetës, por Rizan Aliu e qëllon edhe atë me thikë. U desh ndërhyrja e një tjetër personi që e bindi autorin të largohet. Në pamje duket se edhe para se të dalë nga lokali, Aliu e kërcënon përsëri nipin e Besnikut me thikë në fyt, por fatmirësisht nuk e godet.

E gjithë skena ndodhi në prani të vajzës së vogël të Aliut. Mësohet se raportet mes dy fqinjëve, Besnik Çelmetes dhe Rizan Aliut kishin qenë shpesh herë të tensionuara lidhur me hedhjen e mbeturinave.


NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit se në Kavajë, në ambientet e një lokali po konfliktoheshin disa shtetas dhe për pasojë dy prej tyre ishin plagosur me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen a autorit.

Si rezultat e një pune të pandërprerë për kapjen e tij, nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. A., 45 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas, më datë 16.09.2020, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin B. Ç. dhe pronarin e lokalit shtetasin M. A., i cili ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *