Vendosni fjalën kyçe....

“Romeo dhe Juliet” në kohë Covidi – Historia e çiftit italian që u njohën në ballkon


Një çift italian janë njohur nga ballkoni si Romeo dhe Juliet gjatë ditëve të karantinimit, por historia e tyre nuk ka një fund të trishtuar.

Paola Agnelli dhe Michele D’Alpaos u njohën në ballkonet e tyre gjatë bllokimit në Verona të Italisë, gjatë një koncerti në lagjen e tyre.

Gjatë koncertit në ballkon, motra violiniste e Paolas, Lisa Agnelli, po luante “Queen’s We Are The Champions” dhe Paola po ndihmonte me zërin.

Michele e kërkoi Paolën në Instagram dhe dyshja filloi të shkëmbente mesazhe deri në 3 të mëngjesit. Për shkak se ata nuk mund të takoheshin dot gjatë bllokimit, marrëdhënia e tyre u bazuar në bisedat në telefon. Ata mundën të takoheshin në një lokal në park në muajin maj kur u lehtësuan masat kundër Covid-19.

Çifti u bë viral pasi Michele ngriti një banderolë të madhe në katin e fundit të ndërtesës me emrin Paola të shkruar mbi të, në një përpjekje për të shprehur emocionet e tij.

Tani Michele dhe Paola janë duke menduar për datën e martesës.

“Ne jemi duke u martuar absolutisht dhe gjithçka që duhet të bëjmë është të caktojmë datën”- i tha Michele D’Alpaos gazetës “The Times”.
“Ne po mendojmë të bëjmë një ceremoni në tarracën e madhe të çatisë së ndërtesës sime, e cila do të kishte kuptim duke qenë se jemi njohur në ballkon”– shton ai.

Të dy kishin jetuar përballë njëri-tjetrit për pjesën më të madhe të jetës së tyre, por nuk ishin takuar kurrë siç duhet, përveç një takimi të rastësishëm një vit më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *