Vendosni fjalën kyçe....

Senatori republikan: I kemi votat dhe do e zgjedhim anëtarin e Gjykatës Supreme para zgjedhjeve


Kryetari i Komitetit të Drejtësisë të Senatit, Lindsey Graham, tha të hënën në mbrëmje se republikanët kanë vota të mjaftueshme për të konfirmuar zëvendësimin e gjyqtares së ndjerë, Ruth Bader Ginsburg, në Gjykatën Supreme.

“Është mjaft e qartë. Demokratët nuk do shkatërrojnë më jetën e askujt për të mbajtur hapur vendet në Gjykatën Supreme. Ata u përpoqën të shkatërronin Brett Kavanaugh në mënyrë që të mund t’i zinin vendin. Unë e kam parë këtë film edhe më parë. Nuk do të funksionojë, nuk funksionoi me Kavanaugh.” – tha Graham.

“Ne kemi votat për të konfirmuar zëvendësimin e Ginsburg para zgjedhjeve të nëntorit. Ne do votojmë në Senat. Ky është procesi kushtetues. Pas Kavanaugh, gjithçka ndryshoi me mua. Ata nuk do të më frikësojnë mua, Mitch McConnell ose askënd tjetër.” – vijoi ai deklaratën, raporton Daily Wire.

Ditën e djeshme, presidenti amerikan Trump tha se brenda javës do publikonte emrat e kandidatëve për vendin bosh në Gjykatën Supreme pas vdekjes së gjyqtares Ginsburg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *