Vendosni fjalën kyçe....

Televizioni danez shfaq të rriturit lakuriq para të miturve, kritikohet ashpër (Video)


Programi televiziv danez ‘Ultra Strips Down’ është kritikuar për shkak të të rriturve që kalojnë me trupat e tyre lakuriq para fëmijëve, disa të moshës shtatë vjeçare.

Kritika ndaj programit është bërë virale në mediat sociale ditët e fundit pasi nxiti polemika në Danimarkë në fillim të këtij muaji.

Kryetari i grupit të Partisë Popullore, Peter Skaarup, kritikoi shfaqjen televizive, duke i thënë tabloidit danez BT: “Ai korrupton fëmijët tanë, të cilët në atë moshë tashmë kanë shumë gjëra për të cilat mendojnë dhe u kalojnë nëpër kokë. Nuk ka nevojë për këto gjëra mbi të gjitha.”

Morten Skov Hansen, një redaktor i transmetuesit televiziv DR Ultra, mbrojti programin, duke thënë se ai ishte menduar për një audiencë me fëmijë nga 9 deri në 14 vjeç.

“Qëllimi është të ilustrojmë tek fëmijët danezë ndryshimin e trupave midis të cilëve jetojmë, por shumë rrallë shohim. Kjo duhet t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë si për trupin e tyre dhe për trupat e tjerë dhe për të siguruar një imazh më të larmishëm të trupit natyror të njeriut sesa atë që fëmijët zakonisht hasin në mediat sociale, për shembull.” – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *