Personi që disa ditë më parë u gozhdua në rrjetet sociale pasi u pa të tërhiqte zvarrë një qen me makinë, ka ndërruar jetë.
50-vjeçari Faik Perkhoxha është ndarë nga jeta si pasojë e një infarkti, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, raporton Top Channel.
Ngjarja e ndodhi në Sukth të Durrësit, ku ai u filmua teksa tërheq zvarrë një qen tronditi opinionin publik pak ditë më parë.
Ai u shoqërua dhe në polici për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” parashikuar nga neni 207/c paragrafi 2 si dhe nga shërbimet e Policisë të Qarkullimit Rrugor është vendosur masë administrative në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, sipas neneve 158, 182 dhe 139/14/5/8.