Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj tashmë jep këshilla për Covid-in, i thotë Voltana Ademit të marrë më shumë vitamina


Pasi u shërua nga Covid-19, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tashmë jep edhe këshilla për të prekurit se çfarë duhet të bëjnë për të fituar betejën.

Veliaj gjatë një dalje në Abc News, i ka uruar shërim të shpejtë koleges së tij të Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

Madje Veliaj i ka dhënë edhe disa këshilla për të duke i thënë të marrë më shumë vitaminë C dhe D.

Voltanës i uroj shëndet të plotë. Kjo nuk ndodhi me mua sepse disa më bënë edhe të vdekur edhe në Turqi. I uroj shëndet dhe jetë sa më gjatë. E këshilloj të marrë sa më shumë vitaminë C dhe D dhe të dëgjojë këshillat e mjekëve. Unë jam ndjekur nga Covid 2, ndërkohë që tek Covid-1 kam pasur kontaktuar me dr Perlatin dhe Najadën”-deklaroi Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *