Vendosni fjalën kyçe....

Vrau Esat Pashë Toptanin, Meta vlerëson Avni Rustemin me dekoratën më të lartë kombëtare


Presidenti Meta i ka dhënë dekoratën më të lart pas vdekjes Avni Rustemit.

Në mesazhin e tij kreu i shtetit shkruan se vlerësimi bëhet për aktin patriotik të Rustemit 100 vite më parë.

Meta thekson se akti burrëror i Rustemit dhe mbrojtja dinjitoze e çështjes shqiptare në Paris, patën një jehonë ndërkombëtare dhe u bënë burim frymëzimi për qëndresën e vendit.

“Me rastin e 125-vjetorit të lindjes, në vlerësim dhe mirënjohje të thellë për aktin e Tij të lartë patriotik, që kreu 100 vjet më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes se Pavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali, kam sot nderin dhe privilegjin të vlerësoj Heroin e Popullit, Avni Rustemi, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës. Akti i tij burrëror dhe mbrojtja dinjitoze e çështjes shqiptare në gjyqin historik të Parisit, patën një jehonë të gjerë ndërkombëtare dhe u bënë burim frymëzimi për qëndresën mbarë shqiptare kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që u manifestua në Luftën Kombëtare të Vlorës.” – shkruan Meta.

Avni Rustemi qëlloi për vdekje më 13 qershor 1920, Esat Pashë Toptanin, teksa ky i fundit po dilte nga Hotel Continental në kryeqytetin francez, Paris.

Rustemi u vra më 20 prill 1924 në Rrugën e Durrësit në Tiranë, nga Jusuf Reçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *