Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç zotohet të përmbushë marrëveshjen e nënshkruar në Uashington


Presidenti i Serbisë është zotuar sot se do e zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit. Deklarata e Vuçiç erdhi pas takimit me delegacionin amerikan në Beograd.

Në takim morën pjesë përveç tij edhe kryeministrja e vendit, Bërnabiç, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Grenell si dhe shefi i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC), Adam Boehler.

Pas këtij takimi, në konferencën për mediet, Vuçiç deklaroi se Serbia dhe Amerika nuk kanë pasur një marrëveshje të tillë që nga viti 1881.

“Që atëherë, ne nuk kemi pasur marrëveshje kaq të rëndësishme. Ne hapëm derën për miqësinë e vjetër. Dhe unë dua të falënderoj veçanërisht presidentin Trump, i cili donte të na dëgjonte dhe që kishte durim të mjaftueshëm dhe që donte të tregonte respekt për qytetarët e Serbisë. Ne do të përmbushim detyrimet tona. Absolutisht jam i sigurt se mund të arrijmë rezultate të mëdha me miqtë tanë amerikanë. Kjo është një ditë e mirë për Serbinë.” – u shpreh Vuçiç, shkruan Lajmi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *