Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohen 131 raste të reja me koronavirus, ministria njofton sa pacientë humbën jetën


Tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Viktimat janë një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana.

Për sa u përket rasteve të reja, sipas njoftimit zyrtar nga 825 persona të testuar janë zbuluar 131 të prekur nga koronavirusi i ri.

Në dy spitalet covid në Tiranë, po trajtohen 201 persona nga të cilët 17 janë në terapi intensive me 8 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *