Ndërsa flitet për një valë të dytë të pandemisë së Covid-19 me ardhjen e dimrit, qytetarët i frikësohet një bllokimi të dytë.
Lidhur me këtë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli në emisionin “Real Story” në televizionin “News 24”.
Manastirliu foli për skenarët e përballjes me Covid-19 në duke përashtuar mundësinë e një mbylljeje tjetër.
“Nuk parashikohet një mbyllje tërësore do jemi në konsultim të ngushtë me komitetin e ekspertëve, do vlerësojmë masat që duhet të jenë për t’i zbatuar e jo neglizhuar si ndërmorëm masa të vecanta per maskat ne ambientet e mbyllura, si protokollet e sigurisë, mos harrojmë se kemi dy javë që kemi hapur shkollat dhe se kemi ende të matshëm efektin, jemi përballë sfidash e të panjohurash, nuk e kemi kaluar ndonjëherë”, tha ministrja Manastirliu.
E pyetur nëse do ketë mbyllje vetëm të Tiranës apo zonave të caktuara, Manastirliu e hoqi edhe një opsion të tillë.
Ajo kujton se edhe mbyllja e Milanos nuk rezultoi e suksesshme, ndërsa thekson se ekziston një plan vetëm për mbylljen e një vatre të caktuar infeksioni, si mbyllja e një biznesi, institucioni, kopshti.
“Nuk rezultoi i suksesshëm as lockdoën që u bë në Milano, nga kjo epidemi kemi mësuar shumë, si mund të reagojmë në rast se kurba e infektimeve rritet e strategjia efikase është gjurmimi dhe izolimi duke këputur zinxhirin e infeksionit, ky do jetë synimi ynë, do shtojmë gjurmimin e testimin, plus dhe ndërgjegjësimin, masat lokale në qytet të urbanizuara ku është Tirana, është i vështirë mbyllja se gjithmonë do ketë intensitet të lëvizjes e shkëmbimit të qytetarëve e rezulton një masë jo efiçente,
Ne kemi një plan kur ka një vatër të caktuar infeksioni dhe si izolohet kur është në një institucion, kopësht, çerdhe, biznes, fasoneri, këto protokolle janë i kemi zbatuar dhe kanë rezultuar efikase. E kemi të qartë planin ç’duhet bërë por kjo do vlerësohet në dinamikë e s’do ketë një plan i marrë ad hoc, do jetë shumë i vlerësuar.“– deklaroi ministrja.