Vendosni fjalën kyçe....

Afera e denoncuar nga gazetarja e vrarë në Maltë, gjykata ngrin pasuritë e krahut të djathtë të ish-kryeministrit


Ish-shefi i kabinetit të kryeministrit të Maltës, Joseph Muscat, u arrestua ditën e djeshme por u la i lirë pasi pagoi kaucionin e përcaktuar nga gjykata.

Times of Malta raporton se Keith Schembri u la i lirë të martën në mbrëmje, 20 orë pasi u arrestua si pjesë e një hetimi për pastrimin e parave. Hetimi ka të bëjë me ryshfete të lidhura me shitjen e pasaportave malteze njerëzve të pasur nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Ky i ashtuquajtur trafik i ‘pasaportave të arta’ u denoncua nga gazetarja Daphne Caruana Galizia, e vrarë në 2017, e cila kishte akuzuar ish-bashkëpunëtorin e ngushtë të Muscat për korrupsion. Ndërkohë gjykata ka vendosur ngritjen e aseteve të Keith Schembri, që ka qenë më herë shefi i kabinetit të kryeministrit.

Gjykata arriti në përfundimin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se janë kryer vepra penale të pastrimit të parave.

Urdhri pasoi një kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm për ngrirjen e pasurive të 40 individëve dhe disa ndërmarrjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *