Kancelari austriak Sebastian Kurz ka argumentuar që BE-ja duhet të përqendrohet në forcimin e kufijve të saj të jashtëm dhe luftimin e trafikantëve të qenieve njerëzore, në vend se të ringjallë një skemë që do të detyronte vendet anëtare të pranonin emigrantët e paligjshëm.
“BE-ja është vendosur të paraqesë një propozim të ri të politikës së azilit të mërkurën. Sidoqoftë, kthimi i kuotave të detyrueshme për pranimin e emigrantëve është i dënuar të dështojë.” – tha Kurz.
“Ne zbulojmë se shpërndarja në Evropë e azilkërkuesve ka dështuar dhe shumë shtete e refuzojnë këtë. Nuk do të funksionojë kështu.” – shtoi kancelari për AFP-në.
Ai tha se vendet anëtare duhet të përqendrohen në sigurimin e kufijve të jashtëm të BE-së dhe luftimin e kontrabandistëve të emigrantë në vend si dhe të ndihmojnë vendet nga vijnë refugjatët.
Më shumë se një milion migrantë mbërritën në Evropë vetëm në vitin 2015 nga Lindja e Mesme dhe Afrika.
Brukseli u përpoq të trajtojë fluksin e migrantëve duke detyruar secilin shtet anëtar të pranojë një numër të caktuar emgrantësh.
Sidoqoftë, Austria dhe shtetet e tjera më të vogla në Evropën Qendrore dhe Lindore, të tilla si Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke, u revoltuan kundër kësaj skeme.