Një bombardues amerikan nga koha e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në Islandë 76 vjet pasi ishte rrëzuar gjatë fluturimit drejt Anglisë.
Aeroplani i tipit “B-17 Flying Fortress” kishte fluturuar mbi akullnajën Eyjafjallajokull në jug të Islandës më 16 shtator 1944.
Për fat të mirë dhe në mënyrë të pabesueshme, të gjithë dhjetë anëtarët e ekuipazhit kishin shpëtuar, por mbetjet e aeroplanit ishin “gëlltitur” nga akullnaja, shkruan Daily Mail.
Sot, nën ndikimin e ngrohjes globale, aeroplani luftarak u rishfaq. Ndonëse i shkatërruar, ai jep një pamje mahnitëse të së kaluarës.