Kreu i PD-së, Basha, tha sot se kryeministri Rama nuk i ka mbajtur premtimet e bëra shqiptarëve në 7 vjet qeverisje.
Në një postim në Twitter kryedemokrati shkruan se nëse do ishin bërë realitet ato që premton kreu i qeverisë, nuk do ishte në këtë gjendje që është sot.
“Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?” – shkruan Basha në faqen e tij në Twitter.