Një masiv shkëmbor është shkëputur nga shpati i malit dhe është rrëzuar mbi një lokal në Kaninë të Vlorës.
Nga rënia e masivit shkëmbor mbi lokal është plagosur lehtë një person.
Shkak për shkëputjen e shkëmbit mendohet të jetë bërë reshjet e shiut të cilat kanë përfshirë vendin ditën e sotme.
Edhe në akse të tjera nacionale ka pasur rrëshkitje të dherave në rrugë dhe probleme të qarkullimit në qytete rrugët e të cilave janë mbushur nga uji.