Një tjetër shkollë në gjuhën shqipe është hapur në Zyrih të Zvicrës.
Shkolla është hapur me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë me seli në Bern dhe do presë fëmijët e komunitetit shqiptar në Zvicër.
Sipas njoftimit të publikuar nga faqja e ambasadës në Facebook bëhet me dije se mësimi do zhvillohet çdo javë nga e hëna në të premte nga ora 16:30 deri në 18:15.
“Me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, “Shkolla Shqipe” hap edhe një pikë shkollore në Oetwil am See të Zyrihut, për të pritur fëmijët e komunitetit shqiptar në Zvicër. Në këtë shkollë, mësimi zhvillohet çdo javë, e hënë e premte nga ora 16:30 – 18:15. Ambasada i uron suksese nxënësve dhe mësueses, Albulena Jusufi!” – shkruhet në njoftimin e ambasadës shqiptare.