Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ka vendosur datën 1 tetor për kalim në seancë plenare për votimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.
Përpara kësaj date i takon Komisionit për Reformën Zgjedhore të konkludojë ndryshimet e fundit.
Mirpo në të njëjtën kohë Këshilli Politik ende nuk ka asnjë dakordësi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Me ndryshimet Kushtetuese të 30 korrikut iu hap rruga listave të hapura por palët politike nuk kanë rëndë dakord për formulën e llogaritjes së mandateve.
Mazhoranca, në Këshillin Politik ka depozituar një draft për listat e hapura ndërsa opozita e bashkuar nuk është dakord me të dhe ka kërkuar mendimin e ODHIR për ktë çështje.
Ndërsa opozita parlamentare përmes Rudina Hajdarit ka depozituar vetëm një amendament për listat e hapura.
Deri më datën 1 tetor palëve u duhet të bihen dakord për një model të listave në të kundërt mazhoranca do provojë votimin sipas propozimit të saj.