Vendosni fjalën kyçe....

Kosova do lehtësojë disa masa lidhur me pandeminë, maska mbetet e detyrueshme


Kosova ka vendosur të lehtësojë disa masa lidhur me pandeminë covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Zemaj, gjatë një deklarate në Klan Kosova.

Megjithatë ai theksoi se mbajtja e maskave do jetë ende e detyrueshme për qytetarët.

Zemaj theksoi se lehtësimi i masave do bëhet në mënyrë të kujdesshme për të shmangur një tjetër rritje të rasteve me koronavirus.

Lehtësimi i masave do bëhet publik në ditët në vijim, tha ministri.

Kosova raporton prej javësh një numër të lartë viktimash e të prekurish megjithatë ditët e fundit numri i viktimave dhe të prekurve është ulur ndjeshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *