Portali gjerman Transfermarkt ka publikuar renditjen e klubeve europiane sipas vlerës. Ajo që bie në sy menjëherë është se në dhjetë klubet më të vlefshme tetë janë nga Anglia e Spanja.
Në vend të parë qëndron kampioni i Anglisë, Liverpuli me rreth 988 milionë stërlina, i ndjekur nga Mançester Siti e Barcelona.
Në vend të pestë e sheh veten Reali i Madridit, ndërsa kampioni i Europës në fuqi, Bajerni i Mynihut mban vendin e gjashtë me një vlerë rreth 800 milionë stërlina.
Ekipi i vetëm italian në dhjetëshe është Interi në vendin e dhjetë me 717 milionë stërlina ndërsa Juventusi vjen një vend më poshtë me 647 milionë stërlina.