Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Qeveria e gatshme të paguajë për vaksinën e Covid-19, sapo të jetë gati


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se qeveria është gati ta blejë vaksinën ndaj koronavirusiit, sapo ajo të jetë gati.

Ndërsa ishte e ftuar në programin “Real Story” në televizionin “News 24”, Manastirliu u shpreh se qeveria shqiptare nuk do të mbetet pas në marrjen e vaksinës.

“Facaliteti i Kovaksit është një instrument, ku marrin pjesë 80 shtete në botë. Kjo mundëson që qeveria shqiptare të mund të marrë në dorëzim të certifikuar vaksinën ndaj koronavirusit, kur kjo e fundit të jetë gati. Janë gjithsej 9 vaksina që po testohen.
Qeveria shqiptare është gati të paguajë për vaksinën e koronavirusit, kur të jetë gati. Do të bëhet njëherë disbursimi i parë, ndërsa më pas do të ketë detaje në lidhje me vaksinën. Edhe OBSH-ja po përgatitet për një korridor të vaksinave efikase”, ka deklaruar ministrja e Shëndetësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *