Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Arsimit në vend, Alma Lama, i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit që të shpërblejë 30 mijë mësuesit në mbarë vendin që po përballen me vështirësi në punën e tyre.
Ajo theksoi se në pjesën dërrmuese të shkollave të vendit, për shkat të tërmetit të 26 nëntorit e pandemisë covid-19, mësimi po bëhet me dy, tre apo katër turne.
Lama tha se mësuesit po stërlodhen sidomos ata që bëjnë 10 apo 12 orë mësim më shumë mbi normë brenda një jave ndërkohë që një pjesë shkollash më turne e përfundojnë procesin mësimor në orën 8 të mbrëmjes.
“Ka shkolla që janë në ambjentet e shkollave të tjera për shkak të problemeve të tërmetit. Janë disa shkolla në Tiranë, nuk janë pak por bëjnë mësim me katër turne. Mësuesit janë të stërmunduar. Mësuesit sot bën nga 10 deri 12 orë mësimi më shumë se norma e punës së tij. Mësuesi orët mbi normë duhet t’i marrë çdo muaj. Nëse ministria e drejtoritë arsimore do mbajnë fjalën për këto orë, mësuesi e ka një motiv shumë të mirë për ta vazhduar këtë stërmundim.” – tha Lama