Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Zbatimi i marrëveshjes se 5 qershorit, hapi i parë drejt rikthimit në drejtimin e duhur


Presidenti Meta ka reaguar pas publikimit të një raporti mbi numrin e azilkërkuesve, ku qytetarët nga Shqipëria renditen mes atyre nga Siria, Afganistani, Iraku e Irani.

Kreu i shtetit shkruan se Shqipëria nuk mund të renditet mes këtyre vendeve dhe meriton një të ardhme europiane.

Ai thekson se shqiptarët po largohen nga drejtimi i gabuar, autoritarizmi, arroganca e korrupsioni dhe kjo gjë duhen të ndalet.

Sipas Metës, hapi i parë për riktimin në drejtimin e duhur është respektimi pikë për pikë i marrëveshjes se 5 qershorit.

“Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve! Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane! Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi. Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër. Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!” – shkruan Meta në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *