Vendosni fjalën kyçe....

Mjekët paralajmëruan protestë, Rama i fton për takim në kryeministri


Sindikata e mjekëve paralajmëroi për një protestë ditën e nesërme në oborrin e QSUT-së.

Ata kërkuan leje në polici por ajo u refuzua pasi sipas bluve nuk lejohen grumbullimet për shkak të pandemisë covid-19.

Mjekët kërkojnë paga dinjitoze si dhe sigurimin e jetës teksa vendi përballet me pandeminë. Pas kësaj ka ardhur një lëvizje nga kryeministri Rama i cili i ka thirrur ata në një vizitë në kryeministri.

Ftesa është lajmëruar për orën 9 e 30 të mëngjesit ndërkohë që nuk ka asnjë njoftim nëse mjekët do marrin pjesë në këtë takim.

“Dëshirojmë rritje të vlerësueshme të trajtimit financiar të personelit shëndetësor. Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetëso. T’i sigurohen të gjitha kushtet personelit.” – janë kërkesat e mjekëve drejtuar qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *