Vendosni fjalën kyçe....

Mjekëve iu refuzua kërkesa për protestë, Manastirliu: Dera ime është e hapur, jam me ta çdo ditë


Sindikata e mjekëve paralajmëroi për një protestë ditën e nesërme në oborrin e QSUT-së. Ata kërkuan leje në polici por ajo u refuzua pasi sipas bluve nuk lejohen grumbullimet për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u pyet lidhur me këtë refuzim që iu bë mjekëve, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Real Story”.

Por ajo u përgjigj se nuk donte ta komentonte këtë vendim. Megjithatë theksoi se dera e saj është dhe do jetë e hapur për të diskutuar problemet me bluzat e bardha.

“E para, sindikata e mjekëve i është drejtuar me një kërkëse e s’dua të komentoj institucionet ligjzbatuese mbi ate ato ç’kanë për detyrë të bëjnë.
Besoj është e udhës ta ndaj me ju që mjekët e infermieret më njohin siç i njoh prej 7 vitesh, në punë të përditshme, jo vetëm i vlerësoj maksimalisht për punën e madhe që bëjnë jo sot e dje por gjatë gjithë vitit, sakrificën mbinjerëzore e profesionalizmin, por dera ime është e hapur për çdo mjek e infermier për të diskutuar dialoguar siç ka qenë është dhe do jetë.
S’ka asnjë gjë që ne nuk e themi me njëri tjetrin, jam me ta çdo ditë, diskutoj çdo ditë kërkesat e tyre.”- tha Manastirliu.

Por e pyetur se çfarë ka ndodhur që mjekët u bënë të pakënaqur saqë t’i drejtoheshin protestës, ajo thotë se nuk beson të ketë qenë ky rasti.

“S’besoj se kjo është pakënaqësi e mjekëve s’doja ti jepja ngjyrim emocional të tepruar, jemi në komunikim intensiv e jemi në një llogore me ta, punojmë për të njëjtin qëllim, sikurse premtimet i kemi mbajtuar në çdo ditë të punës sonë.
Patjetër që po (janë paguar), deklarata e kryeministrit që tregon realisht vlerësimin maksimal për punën e gjithë personalit mjekësor për rritjen historike të pagave që do ketë është prova më e mirë që i japim këtij personeli që po na nderon në cdo ditë të punës, do ketë një takim, s’besoj se është qëllimi tek pagat e shpërblimet, përmendet pjesa e pagave që është ezauruar, pikat e tjera do diskutohen në një takim.
Dera jonë është e hapur, jemi me ta për të gjthë mbështetjen që ata meritojnë, urat e bashkëpunimit janë solide.”– shtoi ministrja Manastirliu.

Mjekët kërkojnë paga dinjitoze si dhe sigurimin e jetës teksa vendi përballet me pandeminë. Pas kërkesës së tyre për protestë, ka ardhur një lëvizje nga kryeministri Rama i cili i ka thirrur ata në një vizitë në kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *