Vendosni fjalën kyçe....

Neritan Sejamini “ia plas” ministres në sy: Sot mjekët e kanë pagën më të ulët dhe se shoferi yt


Analisti Neritan Sejamini i tha sot ministres së Financave se edhe shoferi i saj, paguhet më shumë se sa mjekët në Shqipëri.

Këtë deklaratë Sejamini e bëri ndërsa ishte i ftuar në studion e emisionit “Open”, ku përballë kishte ministren e Financave Anila Denaj.

“Mjekët këtu bëjnë operacione të vështira, po rrogën e kanë më të vogël se paga e shoferit e të ministres. Gjatë qeverisjes tuaj kanë shkuar 5 mijë – 6 mijë mjekë në Gjermani. Kanë ikur për shkak të pagave të ulëta, kushteve të punës. Fati i mjekëve ishte Covidi dhe fushata. Ardhja e Covidit dhe fushata tani kanë kthyer vëmendjen të mjekësia dhe shpresoj se kjo rritje të bëhet në mënyrë që të ndalen ikjet”– tha Sejamini.

Ministrja iu përgjigj se rritja e pagave të infermierëve dhe mjekëve do të bëhet në masën e 40% siç ka premtuar kryeministri Edi Rama dhe do të arrijë në vlerën 110 000 mijë deri në 125 000 lekë të reja.

Ajo shtoi se kjo do të kaloi me vendim qeverie brenda muajit shtator.

“Ndahet në kategori. Vlera shkon ndryshe për infermierët, ndryshe për mjekë speciaistë. Po themi një shifër mesatare, janë 110 000 mijë deri në 125 000 lekë të reja”– tha ministrja Denaj. Ajo shtoi se rritje të pagave do të ketë edhe në sektorin e arsimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *