Vendosni fjalën kyçe....

Një person paraqitet në urgjencën e Durrësit me plagë thike, thirret policia


Një person ka mbërritur i plagosur pasditen e sotme në Urgjencën e spitalit të Durrësit. Mësohet se i lënduari, është një 60-vjeçar me inicialet L.B.

Besohet se ai është qëlluar me thikë nga një person me të cilin ishte konfliktuar.

“Më datë 23.09.2020, rreth orës 17:10, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, se ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës (thikë), në rrethana ende të paqarta shtetasi L.B., rreth 60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”– njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë thonë se janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *