Pas daljes nga spitali, Alexei Navalny, rivali dhe kritiku i presidentit rus Vladimir Putinit ka pozuar për fotografi nga parku. 44-vjeçari zbuloi përmes një postimi në rrjetet sociale se ai është ende në rehabilitim dhe po mëson aftësitë themelore të tilla si: ekuilibrimi, kapja, hedhja dhe shkrimi pas helmimit me Novachok.
Navalny thotë se shërimi do të vazhdojë jashtë spitalit pasi mjekët vendosën se ai është mjaft i shëndetshëm për t’u larguar dhe se një ‘shërim i plotë’ është i mundur.
Kjo vjen një muaj pasi politikani disident ra në koma për plot 18 ditë.
Navalny është zotuar – përmes zëdhënësit të tij – të kthehet në Rusi për të vazhduar kundërshtimin e tij ndaj sundimit të Putinit, megjithëse se sa kohë do të zgjasë shërimi i tij është e paqartë.
Krahas fotos së tij në park, Navalny bëri një azhurnim për shëndetin e tij, duke thënë se ai dukej si Gollum nga seriali amerikan “Lord of the Rings”, kur u zgjua për herë të parë nga koma dhe kishte frikë se nuk do të dilte kurrë nga spitali.
Duke e përshkruar shërimin e tij si një ‘mrekulli‘, ai tha se do të vazhdojë të rikuperohet në shtëpi – por i duhet të bëjë një rrugë të gjatë derisa të arrijë një gjendjen e mëparshme fizike
“Është qesharake, unë ëndërroja të mësoja se si të ngisja një varkë dhe e mësova këtë verë. Dhe tani po mësoj si të qëndroj në njërën këmbë.”– shprehet Navalny.