Vendosni fjalën kyçe....

Pompeo kritikon ashpër Kinën: Po përndjek të krishterët, do të rishkruajë Biblën


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, shpërtheu ndaj Partinë Komuniste Kineze gjatë një samiti të martën ku tha të krishterët po përndiqeshin në Kinë, teksa kjo e fundit po përpiqet të rishkrujë Biblën, për të adaptuar doktrinën e krishterë në shoqërinë kineze.

“Ne shikojmë sot sfidën që të krishterët dhe katolikët kanë për të praktikuar besimin e tyre brenda Kinës. Partia Komuniste Kineze po përpiqet të rishkruajë Biblën. Kjo është e papranueshme.” – tha Pompeo.

Lideri Xi Jinping e ka bërë të qartë se Partia Komuniste Kineze dëshiron të fusë nën influencën e saj të gjitha fetë për të siguruar që ato të përvetësohen në tradita dhe doktrinë që përputhen më mirë me shoqërinë kineze dhe objektivat e Partisë Komuniste, shtoi sekretari amerikan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *