Vendosni fjalën kyçe....

Putin: Ekonomia do shumë kohë të rimëkëmbet nga Covid-19, duhen masa globale


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se tregtia globale duhet të cclirohet nga sanksionet e paligjshme.

Ai gjithashtu dënoi një ‘mungesë humanizmi’ në çështjet ndërkombëtare në epokën e pandemisë së koronavirusit.

Duke iu drejtuar asamblesë të martën, presidenti rus shtoi se do të duhet një kohë e gjatë për të ringjallur ekonominë globale nga dëmet e shkaktuara nga koronavirusi.

Sipas Putinit, do të jetë e nevojshme të bëhen zgjedhje radikale. Presidenti rus shtoi se Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet ‘të marrë parasysh më shumë interesat e të gjitha vendeve’.

“Unë do të doja të tërhiqja edhe një herë vëmendjen te propozimi rus për futjen e të ashtuquajturave ‘korridore të gjelbërta’, të cilat do të ishin të lira nga luftërat tregtare dhe sanksionet, kryesisht për mallrat thelbësore, ushqimet, ilaçet dhe pajisjet mbrojtëse personale , të cilat nevojiten shumë për të luftuar pandeminë.” – tha ai.

“Në përgjithësi, çlirimi i tregtisë botërore nga barrierat, ndalimet, kufizimet e sanksionet e paligjshme mund të ndihmojnë për të rivendosur rritjen globale dhe për të ulur papunësinë.” – shtoi ai.

Putini gjithashtu nxiti OKB-në të përshtatet me situatën e tanishme globale.

“Ajo duhet të pasqyrojë në zhvillimin e saj dinamikën e shekullit të 21-të dhe vazhdimisht t’i përshtatet realiteteve të botës moderne, e cila me të vërtetë po bëhet më komplekse, multipolare, shumë dimensionale.” – shpjegoi ai.

Duke dëgjuar një deklaratë mbi ekonominë globale, udhëheqësi rus vuri në dukje se ‘ekspertët ende nuk e kanë vlerësuar plotësisht shkallën e tronditjes social-ekonomike të lidhur me pandeminë dhe të gjitha pasojat’.

Ndërkohë, Putin gjithashtu tërhoqi vëmendjen se si disa vende kishin shfaqur atë që ai e quajti ‘mungesë humanizmi’ gjatë krizës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *